Organizatori i protestave anti- qeveritare në Armeni thotë se do të mbajë bisedime me kryeministrin Serzh Sargsyan, sot paradite, e Dielë.

Nikol Pashinyan po kryeson thirrjen ndaj zotit  Mr Sargsyan për dorëheqje pas ndryshimve kushteuese që kundërshtarët thonë se është një përpjekje për të shtuar pushtetin.

Sipas ndryshimeve kushtetuese pushteti transferohet te kryeministri, ndryshime që zoti Sargsyan i bëri publik vetëm javën e kaluar.

Ai dha dorëheqjen si president vetëm pasi plotësoi dy mandate në post, që është limiti ligjor.

Zoti  Pashinyan thotë se është përgatitur vetëm për të diskutuar detajet e dorëheqjes së kryeministrit dhe logjistikën e transferimit të pushtetit.

Të shtunën mijëra protestues dolën në rrugë dhe u mblodhën në Sheshin e Republikës në kryeqytetin Yerevan.

Veritas.com.al/