GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka reaguar zyrtarisht për aksionin e kësaj të mërkure ku Gjykata ka caktuar 16 masa sigurie për punonjës dhe ish-punonjës të OSHEE-së.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike me “bekimin” e tyre.

Sakaq, katër persona janë lënë me  masën e sigurisë arrest në burg, 6 punonjës dhe ish-punonjës të OShEE me arrest shtëpie dhe 6 të tjerë detyrim paraqitje.

Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.

Në banesën e një 32-vjeçari të arrestuar, u gjetën sendet e sekuestruara me cilësinë e provës materiale dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Konkretisht, krahas “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim apo akuzohen edhe për “Vjedhjen e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *