Në Kryesinë e Kuvendit, ka nisur dëgjesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

Në fjalën e tij, Sallaku u shpreh se lajmin për 24 masat e sigurisë të lëshuara ndaj anëtarëve të administratës dhe stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, e mori vesh nga mediat.

Sallaku deklaroi se nuk komenton vendimin e drejtësisë, teksa shtoi se beson se do të ketë një proces të ndershëm.

“Jam këtu në grupin e mazhorancës qeverisëse, nuk është e rastësishme, mund të dilja edhe në konferencë shtypi, por nuk duhet të shkëputet asgjë nga konteksti, e kam detyrim për stafin akademik, për studentët, për prindërit, për partnerët. Unë dua t’ju bëj me dije që dje, edhe unë e kam marrë vesh nga media, kam mbledhur asamblenë akademike të UBT, kemi sqaruar situatën dhe dua të konfirmoj faktin që nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë. Ne besojmë që do ketë proces të ndershëm. Besoj që shumica e pedagogëve të mi i përkasin njerëzve të ndershëm. Asnjë proces nuk e zhbën realitetin në UBT. Çdo koleg që është pjesë e masave të ndryshme që janë dhënë dje, duke filluar nga dje ka filluar beteja për të pastruar emrin e vet”, theksoi ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *