SPAK ka zbardhur akuzat ndaj ish kreut të ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenëve Valter Begaj dhe Ervis Lame. Berberi akuzohet për veprat “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Sipas organit të akuzës, bëhet fjalë për 6 tendera, tre si drejtor i Eficencës së Energjisë dhe tre si drejtor i ARRSH, që ia ka dhënë kompanisë në zotërim të tij, duke përfituar 2.3 milionë euro.
Sipas SPAK, Valter Begaj dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Ervis Lami akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.