Me kërkesë të SPAK ditën e sotme është arrestuar prokurori i Sarandës Sali Hasa. Të arrestuar janë edhe një oficer i policisë gjyqësore dhe disa persona të tjerë

Gazetarja Anila Hoxha dha detaje për hetimin nga ana e SPAK, i cili mesa duket zë fill që nga dosja që fundosi gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha.

Duket se një hetim i nisur muaj më parë për Enkeleda Hoxhën vazhdon të shkaktojë pasoja në adresë të atyre njerëzve të drejtësisë të cilët dyshohen se janë të korruptuar.

Duke qenë se dosja e Enkelda Hoxhës dhe të tjerëve që u hetuan dhe proceduan për çështje korrupsioni si dhe mjek të cilët kishin kryer ekspertiza të rreme solli prova të konsiderueshme në adresë të saj duke e dërguar atë në burg.

Nga ana tjetër gjykata paralajmëroi jo zyrtarisht atë kohë siç u raportua nga Top Channel se ishin veçuar një sërë hetimesh .

Gazetarja Anila Hoxha raportoi se burime të sigurta pranë SPAK thonë se gjithashtu është veçuar hetimi i trafikut edhe për një grup personash të tjerë të cilët vazhdojnë të jenë nën hetim.

Në rrjetin e këtyre përgjimeve ka rënë prokurori Sali Hasa, dhe përgjimet tregojnë se ai është ndikuar për të pushuar hetimin ndaj një personi që akuzohej për plagosje të rëndë më dashje.

E teksa kjo gjë është aprovuar nga gjykata ka gjithashtu përfshirje të një OPGJ i cili po ashtu ka ushtruar ndikim të paligjshëm te prokurori, oficeri Napolon Hodaj ka ushtruar ndikim te Hasa për një rast të dytë.

SPAK thotë jo zyrtarisht se bëhet fjalë për tre episode të veçuara nga njëra tjetra dhe mes tyre përveç faktit të rëndë se prokuroria ka pushuar hetimet për veprën plagosjes së rëndë me dashje, nga ana tjetër ai dyshohet se gjithashtu së bashku me persona të tjerë ka dyshime për ndryshim dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive, bëhet fjalë për një ndeshje të kategorisë së dytë e cila dyshohet se është paracaktuar dhe për këtë gjë ka përgjime intensive nga SPAK.

Nga ana tjetër masat e sigurisë mes tyre janë vendosur si më poshtë:

● Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
● Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
● Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
● Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.
● Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

Pritet që këta persona të dalin para gjykatës së posaçme në fillim të javës. Ndërsa gjatë paradites janë ushtruar dhe kontroll e në prokurorinë e Sarandës