![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/06/ODHISE-Andrea1.jpg)
Një ditë më parë u dënua me 1 vit e 6 muaj burg e sot është vënë në pranga. Bëhet fjalë për Odhise Andrean, bashkëshortin e Majlinda Andreas i cili është shpallur fajtor për korrupsion.
Ndërsa Majlinda Andrea, gjyqtare e Gjykatës së Lartë u dënua me 3 vite punë të detyruar, sot policia ka vënë në pranga Odhise Andrean.
Odhise Andrea u arratis nga Shqipëria, më pas në mënyrë ilegale erdhi prapë në Shqipëri, duke u vetëdorëzuar.
Odhise Andrea ndodhej nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, por sot do të shkojë në qeli.