
Policia holandeze ka arrestuar një 37-vjeçar me origjinë nga Turqia si autor të dyshuar të vrasjes së tre personave më herët të hënën në një tramvaj në qytetin e Utrehtit, raporton BBC
Gökmen Tanis është vënë në pranga disa orë pasi qëlloi me armë zjarri ndaj civilëve në një tramvaji, duke vrarë 3 persona dhe plagosur 9 të tjerë.
Arrestimi i autorit të dyshuar ka bërë që niveli i alarmit në qytetin holandez të ulet.
Më herët të hënën, policia e Utrehtit paralajmëroi qytetarët të tregoheshin vigjilentë. Burimet thanë për “BBC” se 37-vjeçari ishte arrestuar edhe pak vite më parë për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik, por ishte liruar më vonë.
Veritas.com.al