Bashkë me Jamarbër Malltezin dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka rënë në pranga edhe Fatmir Bektashi, bashkëpronar me Jamarbër Malltezin për ndërtimin e ish kompleksit ‘Partizani’.
Hetimet ndaj tyre kanë kohë që kanë nisur dhe tashmë SPAK ka urdhëruar arrestimet e tyre.
Fillimisht u arrestua Malltezi, ndërsa ndodhej ne aeroportin e Rinasit.
Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.