Sot në mëngjes është vënë në pranga pronari dhe themelues i Universitetit privat ‘Kristal’. Ahmet Muçaj është arrestuar nën akuzën ‘për falsifikim diplomash’ universitare.
Prej pak vitesh Universiteti ‘Kristal’ ishte kthyer në një ‘legjendë’ të falsifikimit, të dhënies së diplomave pa kryer studime- sidomos për politikanë dhe njerëz me interesa të tjera, qoftë brenda vendit ashtu edhe në Itali. Universiteti u mbyll para tre vjetësh.
Por, me sa merret vesh, zoti Muça ka vazhduar të shesë diploma nën logon “Kristal” deri ditët e fundit, edhe pas mbylljes së Universitetit.
‘Fama’ e keqe ee Universitetit nuk e ka penguar ‘Kristalin’ që të marrë emër shumë të gjerë, thuajse një zonë e tërë banimi dhe biznesesh ne Jug të Tiranës ku fillimisht ishte vendosur Universiteti me këtë emër.
Veritas.com.al/