HIMARË- Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Ai mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet lokale të 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u arrestua dhe u dënua me 2.6 vite burg për shit-blerje votash.

Nuk dihet ende akuza që rëndon mbi Jorgo Goron./