SPAK dhe BKH kanë zbarkuar në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, në një operacion.

Sipas informacioneve të ABC News, është caktuar masa e arrestit në shtëpi për dejtoreshën e AKSHI Linda Karçanaj. Drejtoresha e AKSHI akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Ndërkohë që është caktuar masa e arrestit për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. ABC News ka mësuar se Ergys Agasi dhe Dhe Ermal Beqiri nuk janë gjetur në shtëpi.

Kujtojmë se Karçanaj u paraqit në SPAK më 3 dhjetor, ku qëndroi rreth 3 orë. Atë ditë u raportua se ajo ka dhënë dëshmi sa i takon hetimeve për shkelje dhe keqpërdorime në 12 procedura tenderash brenda institucionit që ajo drejton.

ajo ka dhënë dëshmi sa i takon hetimeve për shkelje dhe keqpërdorime në 12 procedura tenderash brenda institucionit që ajo drejton.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *