Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi është arrestuar në orët e mbrëmjes së djeshme me kërkesë të SPAK.
Të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe biznesmeni Valter Begaj, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të procedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri. Mediat konfirmojnë se në pranga ka rënë edhe biznesmeni Ervis Lami.