Arrestohet ish nënkryetari i listës serbe, Milan Radojiçiç. Referuar mediave serbe radojcic do të mbahet në ambientet e paraburgimit për 48 orë.

Që prej orëve të para policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi kanë zhvilluar kontrolle imtësisht në banesën dhe ambientet e tjera që janë në pronëësi të Radojicic, i cili vetëm disa ditë më pparë pranoi përmes avokatit e toj që kishte organizuar sulmin terrorist në  në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.

I njëjti është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal. Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Radoiçiç njoftoi se ai kishte bërë të gjitha përgatitjet logjistike, duke theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ishte e informuar mbi organizimin e tij.

Ai madje e kishte cilësuar vrasjen e policit si aksidentale, pas së cilës ka nisur një përleshje e ashpër nga të dyja palët. Ai ka theksuar se zyrtarët e Beogradit nuk ishin në dijeni të veprimeve të tij.