Presidenti i Federatës Kombëtare të Futbollit Spanjoll dhe djali i tij, janë ndaluar nga Policia pas hetimeve për korrupsion- deklaroi Policia e Francës.
Angel María Villar Llona u arrestua nën dyshimin për keqpërdorim të fondeve- sipas gazetës El Pais dhe sipas raportimeve të agjencisë spanjolle të lajmeve Efe.
Zoti Villar, një ish futbollist ndërkombëtar i Spanjës, ishte president i shoqatës që nga viti 1988.
Djali i tij, Gorka është mes një numri të madh personash që u arrestuan ps disa kontrolleve policore, sot, e Martë.
Gjykata e Lartë e Spanjës deklaroi për Reuters se një nga prokurorët më të kualifikuar për veprat anti-korrupsion po drejton hetimet.
Deri tani nuk ka komente nga ana e zotit Villar, 67 vjeç, as nga avokati i tij.
Veritas.com.al/