Policia ka arrestuar  Redi Popeskun, pronar i barit “Monopol” në zonën e Bllokut, ku mbrëmjen e 4 tetorit ndodhi masakra me një të vrarë dhe dy të plagosur, është arrestuar nga policia pasi ka dyshime të forta se po pengon autoritetet për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Burime nga Prokuroria thanë për “BalkanËeb” se Popesku, që është edhe një nga dëshmitarët kyç në ngjarje, ka refuzuar në mënyrë të përsëritur kërkesën për të dorëzuar një pistoletë të cilën e disponon me leje. Institucioni i akuzës këmbëngul për sekuestrimin e armës, për të konfirmuar përmes ekspertizës balistike, nëse me të është realizuar qitje, çka do ta ndryshonte tërësisht rrjedhën e ngjarjes, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa të plagosur Ervis Martinaj dhe Elion (Esmerald) Hato.

“Biznesmeni Popesku-thanë burimet -ka pranuar të dorëzojë vetëm një armë gjahu, të cilën gjithashtu e disponon me leje, por kjo nuk i shërben hetimit, pasi në ngjarje, dyshohet të jenë përdorur tri pistoleta”.

Ndaj Popeskut, është ngritur akuza e kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Biznesmeni i cili pritet të dalë përpara gjykatës për masë sigurie, është personi kyç që mund të hedhë dritë mbi krimin. Por arrestimi i tij ngre pikëpyetje të shumta për vërtetësinë e dëshmisë së dhënë më herët para zyrtarëve të policisë dhe gjasat janë që rrjedhja e ngjarjes e motivet e saj, të jenë krejt të ndryshme nga ato që ka deklaruar.

Ai ka shpjeguar për hetuesit, se biznesmeni Ervin Mata, partneri i Elvana Gjatës, i kërkoi leje që në lokalin e tij të shkonte Ervis Martinaj, me qëllim që të sqaroheshin për një ngacmin që i kishin bërë këngëtares së njohur. Ai ka pohuar se Mata dhe Martinaj u takuan miqësisht në lokal. Por pak minuta më vonë, kanë hyrë dy persona, të cilët janë konfliktuar me truprojën e këngëtares komandon Meviol Bilo, fillimisht verbalisht dhe më pas kanë nisur të gjuajnë me grushte.

Një moment, Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të grupit të Ervin Matës, por sulmit i është përgjigjur Meviol Bilo, i cili dyshohet të jetë dhe personi që vrau 26-vjevarin dhe plagosi dy të tjerët. Për këtë ngjarje, janë arrestuar Martinaj dhe Elion Hato dhe Geldo Hoti, ky i fundit pjesë e grupit të Ervin Matës, të cilët pritet të dalin të hënën përpara gjykatës së Apelit, ku kanë bërë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë. Në kërkim janë biznesmeni Ervin Mata, Fabio Allushi dhe komando Meviol Bilo.

Veritas.c.om.al/