Pas tre orë bisedimesh kokë më kokë, para dhe pas mesnate, mes kryetarit të Qeverisë Rama dhe kryetarit të Opozitës, Basha, është arritur Marrëveshja e kërkuar për zgjidhjen e krizës politike.

Të dy kanë dalë së bashku para gazetarëve.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur i pari për gazetarët  se ka një marrëveshje me Ramën.

“Kemi një marrëveshje bazuar në paketën McAllister+ dhe me ndërmjetësinë e zyrtarëve amerikanëve.”

Basha u shpreh se marrëveshja do të bëhet e detajuar dhe e qartë në 24 orët e ardhshme.

Edhe Rama është shprehur se nuk ka se çfarë të shtojë më shumë: “Jam dakord 100% me kreun e opozitës“.

/Veritas.com.al/