Ashley Graham po vazhdon t’i thyejë barrierat e bukurisë.

Modeli i veshjeve të brendshme të shfaqura të Ënjtën në Instagram, e tregojnë se Graham do të zbulojë “Modën pa Filtra” në të cilën ajo duket komplet “naked”, dhe ka vënë vetëm një paruke të kuqe të lehtë.

Që nga koha kur në qytetin e lindjes, Nebraska, shfaqi spotin me ” kostumet e Notit 2016″ Graham ka  qenë esktremisht e zhurmshme rreth betejave të të kaluarës me problemet e trupit, me neverinë për termin “plus-size” dhe dëshpërimin me agjentët e modelimit.

“Më kishin thënë se ti kurrë nuk mund të bëhesh modele e editorialeve  dhe kurrë nuk do të jesh në kopertinën e revistës sime”, tha për “The Daily Beast” në shkurtin e kaluar. “Dhe viti i parë që isha shënuar me IMG, që atë vit isha në pesë kopertina të ndryshme dhe tani kam “TED Talk” time. Është vërtet një Industri dhe më duket se të gjitha gjërat vajtën ashtu siç i kisha thënë. Edhe ndryshimet e industrisë kanë ardhur si një testament për punën time”.

Graham iu bëri jehonë këtyre ndjenjave gjatë një interviste me ET.

“Isha vetëm 18 vjeç, që atëherë kisha një agjent që më thoshte pa pushim se kisha nevojë të bija në peshë. Kisha klientë që më thonin se duhej të humb peshë”, thotë Graham, tani 29 vjeç.

“Akoma nuk e kam marrë iniciativën që të humb peshë për ata. Po e them vërtet, një gjë e tillë më vjen nga brenda. Dhe më kanë thënë nëse “është kjo gruaja që do të përfytyroja”, a jam e lumtur?, a jam e shëndetshme? dhe përgjigja ka qenë gjithnjë “jo””

‘Kështu që ka ardhur momenti të bëj afirmimin tim”, tha Graham. “Kam filluar me gjimnastikën, që e kam shtuar, kam nisur me ndryshimin e zakoneve të të ngrënit, dhe më të gjitha të papriturat. Është thjesht mendja ime që ka ndryshuar”, tha

/ Veritas.com.al/