
TIRANË– Gjykata e Lartë ka zgjedhur, Asim Vokshin si anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, pas vakancës së krijuar pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.
Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5 e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag prej dhjetë votash, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Në këto kushte, Asim Vokshi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi për zgjedhjen e Vokshi i komunikohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.
Pikëzimi nga KED:
-Asim Vokshi 89.5 pikë
-Naureda Llagami 89.3 pikë
-Florian Ballhysa 77.83 pikë/abcnews.al
Komente