( Foto nga: EMMANUEL DUNAND/AFP/Getty Images)/

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Federica Mogherini, ka deklaruar se asnjë shtet anëtar i BE nuk është mjaft i madh për të “ndjekur interesat e veta kombëtare”, një paralajmërim për Mbretërinë e Bashkuar dhe çdo vend që mendon t’i ndjekë ata jashtë bllokut.

“Unë mendoj se të gjithë jemi dakord se asnjë vend i vetëm evropian nuk mund të përgjigjet në mënyrë efektive për asnjë nga sfidat e kohës sonë dhe mendoj se ne jemi dakord që ne, Bashkimi Evropian, kemi një përgjegjësi për ta përqafuar rolin tonë si një fuqi globale” – deklaroi në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg.

“Bashkimi Europian është instrumenti më i fuqishëm që kemi si evropianë për t’i shërbyer interesave tona kombëtare në skenën globale”, vazhdoi ajo duke pretenduar se “Asnjë nga Shtetet Anëtare nuk është mjaft i madh në botën e sotme për të ndjekur interesat e tyre kombëtare i vetëm “- një deklaratë që shumë e kanë interpretuar si një goditje të theksuar tek populli britanik, i cili votoi për të lënë Bashkimin Evropian në një referendum kombëtar në qershor 2016, edhe pse klasa politike e vendit ende nuk e ka zbatuar rezultatin.

Duke insistuar se “Bashkimi Europian në vetvete është institucioni më i suksesshëm multilateral që është ndërtuar ndonjëherë”, Përfaqësuesja e Lartë e BE – e cila kryen detyrën e dyfishtë si zëvendës presidentë  e Komisionit Europian nën Jean-Claude Juncker – u tha eurodeputetëve se blloku duhet gjithashtu te aplikoje forcën e saj në forume ndërkombëtare për tu afirmuar “ne mënyre me komplete e më potente në skenën globale”.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur Kombet e Bashkuara si partnerin tonë themelor”, shpjegoi ajo.

Mogherini gjithashtu ofroi një pranim të sinqertë te pazakonshëm në lidhje me ambiciet ushtarake të BE-së – raportuar pak nga shtypi kryesor Britanik,qe ka tentuar të pranojë se afermacionet e Remainer se planet për një Ushtri Evropiane janë një “fantazi e rrezikshme”.

“Po, jemi duke investuar në fuqinë e fortë të Evropës -më në fund”, u mburr ajo.

“Dy qendrat tona te komandës – civile dhe ushtarake – do të punojnë tani më ngushtë së bashku. Nga pikëpamja ushtarake, qendra jonë e komandës duhet të jetë gati deri në vitin 2020 për të drejtuar edhe operacione ekzekutive në shkallë të vogël – kështu, duke shkuar përtej asaj që është bërë deri tani që janë misionet e komandes, trajnimit dhe konsulences “.

“Kush mendojnë se janë?” komentoi eurodeputeti Mike Hookem, për Partinë e Indipendences së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP).

“Këta EuroManiake duan Shtetet e Bashkuara të Evropës, asgjë tjetër.”

Veritas.com.al/