Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi sapo ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e PD-së. Në konferencën e tij për median , zoti Patozi theksoi se pas mbështetjes së marrë nga anëtarët e PD-së, ka vendosur të kandidojë në këto zgjedhje.
Ai ka vendosur dhe disa kushte për pjesëmarrjen e tij në garë, ku një ndër to është dorëheqja e Bashës nga posti i kryetarit.
Deklarata e drejtpërdrejtë e Patozit:
“Jam këtu sot që të marr të gjitha përgjegjësitë e mia. I mbështetur nga një numër shumë i madh anëtarësh, deklaroj se jam i gatshëm të kandidoj si kryetar i PD-së në rast se ka garanci për zgjedhje të ndershme.
Kërkoj rregulla të pastra loje.
1.
Dorëheqje të menjëhershme, jo ngrirje të Lulzim Bashës. Vendoja e tij si çdo kandidat tjetër që do të futet në garë. Largimi i tij së bashku me stafin nga selia. Largimi i të gjithë kandidatëve nga selia.
2.
Garantimi statutot i garës.
3.
Sekretari i përgjithshëm të marrë në dorë databazen e anëtarësisë.
4.
Listat e zgjedhësve të mos u jepen kandidatëve jo më vonë se 3 ditë para zgjedhjeve.
5.
Kohë të mjaftueshme për fushatë.
Të ngrihet nj komisionin për auditimin e garës. Ky komision duhet të ketë në përbërje një numër të njëjtë anëtarësh nga kandidatët në garë.
Këto kërkesa janë garancitë minimale që të shkohet në një proces të drejtë. Pas këtij parashtrimi ftoj Bashën të dalë nga ambiciet personale. Jam gati të punoj me të për një garë reale. Por në rast se kërkesat tona nuk do të plotësohen, ai do të marrë të gjitha mundësitë e hedhjes në erë të daljes së PD-së nga gjendja aktuale. Pas kësaj çdo anëtari i lind e drejta të refuzojë këtë farsë elektorale.
/Veritas.com.al/