Nga: Astrit Patozi
Nëse do të përdorni logjikën dhe jo tifozllëkun e sëmurë politik, do të kuptoni shumë shpejt se 3 të parët, që kanë pushtuar politikën shqiptare, janë njësoj.
Ata duan, në rastin më të mirë, të bëheni edhe ju njësoj me ata, që i ndjekin verbërisht, pa e vënë kurrë në punë arsyen. Apo me të tjerët, të cilët e lidhin votën e tyre me përfitime të paligjshme, që rrjedhin prej korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin të kryetarëve të përjetshëm.
Në rastin më të keq, ata duan që ju të mos votoni fare, në mënyrë që zgjedhjet të vendosen vetëm nga militantët e partive të tyre të lodhura dhe të konsumuara.
Ndiqni bindjen tuaj për të ndryshuar Shqipërinë dhe, jo thjesht për të ndërruar karriget e pushtetit të tyre.
Votoni numrin 4, Bindjen Demokratike!
VERITAS.COM.AL