Një automjet, teksa ishte në lëvizje, ka shpërthyer sot rreth orës 10:15 minuta, në qendër të qytetit të Vlorës.
Mjeti fuoristradë e blinduar ka lëvizur, pas shpërthimit, edhe 70 metra të tjerë, që sipas ekspertëve kjo ka qenë lëvizje për inerci. Automjeti i blinduar është ndalur pasi u përplas me një tjetër makinë të parkuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Isa Buletini’ të qytetit, në orën 10:15.
Mjeti që shpërtheu, me targë AA 298 CL po drejtohej nga 25-vjeçari Ines Hajrullai , i cili u plagos rëndë.
Ai është dërguar në spital pasi si pasojë e shpërthimit ka humbur të dyja këmbët. Policia po heton por s’ka ende një deklaratë zyrtare për motivet apo autorët.
Vetëm është bërë e ditur se 25 vjeçari ishte me precedentë të rëndë penal. Ai është dërguar në spital pasi si pasojë e shpërthimit ka humbur të dyja këmbët, dhe po lufton me vdekjen.
Policia po heton por s’ka ende një deklaratë zyrtare për motivet apo autorët.
Veritas.com.al/