( Updated)

 

Detaje të tjera dalin nga hetimi i ngjarjes së sotme në Nikël të Krujës, ku shtetasit Gentjan Bejtja i shpërtheu makina në ecje e sipër, pasi i kishin vendosur eksploziv.

Ai është përmendur si një prej autorëve të vjedhjes së makinës me të cilën u ekzekutua kryekomisari Dritan Lamaj.

Bashkë me Enver Stafukën ai vodhi makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisarit Lamaj pranë banesës së tij.

Por pas arrestimit ai u la i lirë pasi nuk kishte prova për akuzën me të cilën u ndalua. Gentjan Bejtja arriti t’i shpëtonte atentatit të sotëm me tritol.

Lajmi i fillimit:

Pak minuta më parë njofohet se në një nga rrugët Fushë Krujës, pranë fshatit Nikel, ka shpërthyer eksploziv në një makinë. Makina është nga ato më luksozet që mbajnë përgjithësisht njerëz të pasur, ose “të fortët” e krimit.

Në momentin e shpërthimit makina ishte në lëvizje.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, “një mjet “Tuareg” me targa AA 020 BH ka qenë duke lëvizur kur ka shpërthyer”.

Akoma nuk janë dhënë detaje. Përveçse thuhet se makina drejtohej nga një person me inicialet G. B. Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, sipas njoftimeve.

Personi i plagosur është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.