![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/07/locmap_KALIVAC_19.5928333X41.7988889X19.9288333X42.0388889.png)
Një 47-vjeçar me emrin Aleksander Gjonoca ka mbetur i plagosur në një atentat që i është bërë në orët e natës. Burime nga policia lokale thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kalivaç.
47-vjeçari ka mbetur i plagosur me një plumb në këmbë, sipas policisë është qëlluar nga persona të paidentifikuar ende.
Ai është shofer i linjës nga fshati Kalivaç për në qytetin e Lezhës.
Zoti Gjonoca ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Veritas.com.al/