Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 30-vjeçarit, Sokol Daci, në Lezhë.
Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë një prej nipave të Nikulajve, i cili dyshohet se po qethej në momentin e ngjarjes. Burime thonë se ai ka marrë një plumb, dhe vetë ai i cili dyshohet se ishte shënjestër e atentatit.
30-vjeçari është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë tre plagë nga arma e zjarrit, konkretisht në shpatull, në bark dhe në këmbë.
Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Autorët dyshohet të kenë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Komente