Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në një atentat të regjistruar në rreth rrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”.
Raportohet se viktima eshte Gilmando Dani, ish i denuar dhe i njohur si krahu i djathte i Emiljano Shullazit. Sipas raportimeve, është qëlluar në lëvizje në drejtim të një automjeti tip “Mercedes Benz”.
Po ashtu bëhet me dije se autorët lëviznin me një makinë tip “Toyota” me targa greke, me ngjyrë gri, që është larguar në drejtim të Fushë Krujës.
Aktualisht dyshohet për 3 autorë, dy qitës dhe një shofer të përfshirë në këtë ngjarje. Dyshohet se ata e kanë ndjekur objektivin e tyre për rreth 3 kilometra, deri në Rinas.
Në pamjet shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar mjetin dhe efektivët që thyejnë me forcë xhamin e parë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës dhe të plagosurin.
Komente