Nga të dhënat që po dalin mbi atentatin e sotëm në Rrugëne Dibrës në Tiranë, ku mbeti i plagosur 28 vjeçari V.K., duket se policia po bie në gjurmë të një krimi të dyfishtë.
Nga të dhënat jo- zyrtare të deritanishme, po duket se në të dhënat e krimit ka elementë të një grabitjeje. Tentativa për grabitje mund ta ketë çuar atentatorin deri në përdorimin e armës kundër V.K.
Mësohet se V.K. është pronar në një dyqan argjendarie në Rrugën e Dibrës, ku atentatori ka tentuar të kryejë një grabitje.
Sidoqoftë, të dhënat e para, jo zyrtare, mbetet që të saktësohen.
Veritas.com.al/