Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore. Mësohet se një sasi eksplozivi i është vendosur një makine e cila rezulton të jetë e Naim Qarrit, Presidentit të ekipit të futbollit të  të Kamzës.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton rastin.

Policia nofton kështu:

Më datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.

Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.

Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.

Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

Veritas.com.al/