Autoritetet Australianë thonë se një “numër i paprecedent” deri në nivel emergjence, po kërcënojnë shtetin New South Wales (NSW).

Më shumë se 90 zjarre ishin të ndezura rreth shtetit ditën e Premte.

Zjarret, shumica e të cilëve në thatësirën që ka mbuluar zonën, janë egërsuar për shkak të errës së stuhishme dhe në një temperaturë mbi 35C.

Raportohet se ka shumë njerëz që janë zënë në grackë dhe janë mbyllur në shtëpitë e tyre në disa vende. Ekipet e shpëtimit janë të paaftë që ‘u shkojnë në ndihmë për shkak të zjarreve të fuqishëm.

“Ne ndodhemi në territor të paekspozueshëm”,  thotë  Komisioneri për Shërbimin e Zjarreve Rurale, Shane Fitzsimmons, me të paktën 17 zjarre që janë në nivelin më të lartë të kërcënimit.

“Kurrë nuk kemi parë kaq shumë zjarre përnjëherësh në një nivel të tillë emergjence”.

Autoritetet kanë paralajmëruar disa njerëz që të kërkojnë strehë ku mund të shpëtojnë nga zjarret, më mirë se sa të largohen, përderisa tani është ‘shumë vonë për t’u larguar’.

Veritas.com.al/