(FOTO: Kandidati Van der Bellen- liberal, pas lajmit paraprak se ka fituar)

Nga Yves Cornu/

Asgjë s’ishte e garantuar për ndonjë happy end. Të dielën në mbrëmje, Austria mund ta shohë veten me një president të të djathtës ekstreme. Rasti i parë në Evropë që nga 1945.

Përmbledhje e dy episodeve të para. Në muajin maj, austriakët votuan për të zgjedhur kreun e shtetit. Në turin e dytë, ekologjisti Alexander Van der Bellen (50,3 %) kryeson me fare pak pikë përballë Norbert Hofer, kandidat i FPÖ, formacion i krijuar në vitet 50-të nga nostalgjikë të nazizmit. Deri këtu gjithçka shkon mirë. Por pas një muaji Gjykata kushtetuese do të prononcohej për rekursin e bërë nga FPÖ që denoncon parregullsitë në numërimin e votave. U njoftua një votim i ri për në 2 tetor, por problemet nuk mbaruan: ngjitësja e zarfave është me defekt!

Kështu që zgjedhësit do ta riluajnë finalen sot, të dielën e 4 dhjetorit. Ata nuk kanë më asnjë padituri për peshën që ka prania e tyre në votime. Në qendrën e majtë, Van der Bellen, akademik shtatëdhjetëvjeçar siguron me seriozitetin dhe vendosmërinë e tij sa ç’lë për të dëshiruar me mungesën e karizmës. Në të djathtën ekstreme, Hofer, dyzetvjeçar handikapat, që bën sikur e harron përkatësinë e tij me FPÖ përmes zbutjes së deklaratave dhe një mirësjelljeje të padëgjuar.

Efekti Trump?

Ankthi është i lartë. Debatet e shumta televizive i kanë lënë njerëzit pa mend. Takimi i fundit, në 1 dhjetor, përfundoi në ndeshje boksi. Hofer shkoi deri atje sa lëshoi një gjysmë fjale se rivali i tij kish qenë agjent i Bashkimit sovjetik gjatë luftës së ftohtë. Risku që rezultati i majit të përmbyset është po aq i madh sa fitorja në SHBA e Donald Trump-it, kandidatit “anti-sistem”. Kjo do të çkompleksojë një numër të caktuar zgjedhësish të lodhur nga kalimi i pushtetit dorë më dorë nga të njëjtat koalicione.

Nga ana tjetër, Austria, në cilësinë e “viktimës së parë të nazizmit”, nuk kaloi në sitën e spastrimit pas luftës, ndërkohë që Gjermania u denazistizua në shkallë të gjerë. Për pasojë, nocioni i kordonit sanitar që, në vendet e tjera evropiane, i nxit partitë e moderuara të bashkojnë radhët për t’i ndalur rrugën e pushtetit të djathtës ekstreme këtu është inekzistente.

Në 1999, konservatorët siguruan mbështetjen e FPÖ-së për të marrë kancelarin dhe kjo parti është akoma sot në koalicion në pushtetin lokal: me konservatorët në Austrinë e Epërme dhe me social-demokratët gjithashtu në Burgenland. Të zgjedhësh për president të Republikës një ekstremist kaq buzagaz sa Norbert Hofer nuk përbën pra aspak një tabu.

/Veritas.com.al/