Austria do të tërhiqet komplet nga programi i rishpërndarjes i emigrantëve të formuluar nga Bashkimi Europian, sepse deri tani ka marrë mjaft prej tyre- sipas ministrave të qeverisë.

Sekretari i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil propozoi idenë  në një takim të kabinetit, të Martën në mëngjes, me kancelarin Christian Kern ku ranë dakord që t’i dërgojnë një letër Brukselit ku i kërkojnë që vendi të tërhiqet nga programi.

Zoti  Doskozil tha se Austria e ka “mbi- mbushur”  kontributin e vet ndërsa emigrantët vazhdojnë të hyjnë në vend përmes Italië dhe Greqisë, të cilat kanë marrë më shumë para se të gjithë.

“Nachrichten.at” raportonte se duke iu referuar statistikave del se në 2015 dhe 2016, Italia kishte për të mbajtur “një barrë më të vogël”, duke pranuar 1,998 aplikantë për azil për një milionë banorë; ndërsa Austria kishte për të mbajtur 4,587 për një milionë banorë.

“ Unë besoj se Austria ka dhënë një kontribut të kënaqshëm humanitar”, tha ministri, duke shtuar se kombi është “një nga vendet më të ngarkuar” në BE.

Edhe kancelari Kern ishte dakord, duke thënë se Austria ka përmbushur detyrimet e veta dhe mund të kërkojë një rrugë mirëkuptimi që të largohet nga marrëveshja e BE.

/Veritas.com.al/