Austria tha të premten se do të përzërë rreth 60 imamë Turq bashkë me familjet e  e tyre dhe do të mbyllë shtatë xhami, si pjesë e masave energjike mbi “islamin politik”; gjë që ka shkaktuar zemërim në Ankara.

“Rrethi i njerëzve që mund të jenë prekur nga kjo masë, përbëhet nga 60 imamë”, tha ministri i Brendshëm Herbert Kickl nga partia e të djathtës radikale Freedom Party”” (FPOe), partner në qeverinë e koalicionit në Austri.

Në total, 150 persona rrezikohen të humbin të drejtat e tyre të qëndrimit në Austri, tha ai në një konferencë shtypi në Vienë.

Ankara e denoncoi menjëherë këtë lëvizje.

“Vendimi i Austrisë për të mbyllur shtatë xhami dhe depërtuar imamët me një ndjesë të çalë është refleksion i anti- islamit, racizmit dhe valës diskriminuese populiste në vend”, tha zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin.

Veritas.com.al/