Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën A4 Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës.

Të paktën 11 persona vdiqën në vend dhe 34 persona u plagosën, kryesisht lehtë, por këto shifra jozyrtare mund të mos jenë përfundimtare, raporton mediumi kroat “Jutarnji”.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur, por jozyrtarisht raportohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.

Policia, së bashku me ekipet e tjera të ndihmës së parë, si emergjenca dhe zjarrfikësit, janë në vendngjarje.

Ndryshe në fund të korrikut të vitit të kaluar kishte ndodhur një aksident i ngjashëm tragjik në autostradën kroate ku një autobus nga Kosova doli nga rruga në afërsi të Komunës së Slavonski Brodit duke lënë të vdekur 10 persona dhe 44 të tjerë të lënduar.

(Fotografia nga vendi i ngjarjes)