Gazeta Express/

Andrey Kondrashov, një nga njerëzit e afër të presidentit rus Vladimir Putin është arrestuar në aeroport.

Andrey Kondrashov, një ndër njerëzit kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, është  ndaluar gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës. Kjo për shkak se u pa dukë bërë incizime të paautorizuara në Aeroportin e vjetër të Prishtinës, ku është e vendosur një pjesë e KFOR-it dhe njësi tjera ushtarako policore.

Arsyeja e qëndrimit të tij në Kosovë nuk dihet ende, por dyshohet se nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledh informacion të ndjeshëm, që mund ta dëmtojë sigurinë e Republikës së Kosovës.

Kondrashov ka qenë autor i dokumentarit dedikuar presidentit rus, në të cilën është intervistuar vetë Putin bashkë me zyrtarët më të lartë rusë.

Veritas.com.al/