
Autoriteti i Dosjeve, ka nxjerrë Vendimin Nr. 264, datë 22 maj 2025, në lidhje me statusin e gazetarit dhe opinionistit të njohur Frrok Çupi.
Pas hulumtimeve të detajuara në dokumentet arkivore dhe sipas protokollit standard të kërkimit, Autoriteti ka konstatuar se Frrok Çupi nuk rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor apo i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit. Përkundrazi, nga dokumentacioni zyrtar rezulton qartë se ai ka qenë i përndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit, veçanërisht gjatë periudhës së fillimit të vitit 1991, kur ushtronte detyrën e kryeredaktorit të gazetës “Rilindja Demokratike”.
Dosja Nr. 56 e vitit 1991, e përbërë nga 11 faqe, përmban provat që dëshmojnë këtë përndjekje. Kjo konfirmon edhe një herë pasionin dhe guximin e zotit Çupi në një periudhë të vështirë të tranzicionit shqiptar.
Frrok Çupi ka kërkuar vetë këtë verifikim duke parashtruar dy kërkesa: nëse ishte përndjekur nga ish-Sigurimi dhe nëse kishte ndonjë provë për bashkëpunim apo favorizim nga ky institucion. Në përgjigje, Autoriteti i Dosjeve i ka dhënë përgjigje pozitive vetëm për përndjekjen dhe ka mohuar çdo lidhje bashkëpunimi.
Në një intervistë për median, zoti Çupi shprehu arsyet personale që e shtynë të kërkonte këtë verifikim zyrtar:
Pas tij, shpifjet u përhapën nga elementë të tjerë që ushqehen vetëm me këtë lloj propagande.
Nuk do të kërkoja kurrë dokumente vetëm për t’u përballur me shpifjet, sepse për mua ka rëndësi e vërteta ime, ajo që jam unë.
Por e bëra këtë për miqtë, kolegët dhe familjen time, me të cilët dua të ndaj një të vërtetë të përbashkët, e cila më së miri sqarohet përmes ligjit dhe institucioneve.
Ndjehem mirë të jem në klimën e ligjit dhe të së vërtetës sime.”
Ky vendim i Autoritetit të Dosjeve hedh dritë mbi historikun e një prej emrave më të njohur të gazetarisë shqiptare dhe konfirmon pafajësinë e tij nga akuza të paqena që kanë ndikuar në jetën dhe karrierën e tij për dekada.
Komente