Avioni që mban emrin e klerikut, filozofit dhe shkrimtarit të njohur shqiptar “Gjergj Fishta”, është ulur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama i cili shkruan gjithashtu se me avionin “Gjergj Fishta”, arrin në 4, numri i avionëve të linjës së fluturimeve ‘Air Albania’. Fishta pason avioniët e mëparshëm të linjës ‘Air Albania’ Lasgushin, Migjenin dhe Naimin.
Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamurit”-shkruan Rama.