(FOTO: Forca të shumta, anije, luftanije, helikoterë, avionë dhe 139 zhutës në operacion kërkimi në Detin e Zi)/
Një operacion shumë i madh, gjatë gjithë kohës pa pushim, në Rusio, pasi avioni ushtarak rus me 92 persona në bord u përplas në Detin e Zi.
Rreth 3.500 njerëz nëpër anije, avionë, helikopterë dhe nëndetëse janë angazhuar në operacionin pranë Sochi- qyteti bregdetar nga ku u ngrit avioni i fatkeqësisë së rëndë.
Avioni Tu-154 që transportonte ushtarakë, anëtarë të ansamblit të famshëm të Ushtrisë Ruse, reporterë- ishte nisur drejt Sirisë.
Të gjithë ata që ndodheshin në bord, mund të kenë vdekur pas përplasjes së avionit ditëne Dielë. E hëna është deklaruar ditë zie kombëtare në gjithë Rusinë.
Sot është dhënë njoftimi se janë gjetur trupat e parë. Ekipet e kërkimit, duke përfshirë 139 zhytës- kanë punuar gjithë natën në tre turne, dhe “operacioni nuk ndaloi asnjë minutë- tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Gjeneral Igor Konashenkov, të hënën në mëngjes.
Ai tha se 11 trupa dhe “154 pjesë të shkëputura” janë gjetur që nga momenti kur ka nisur operacioni.
/Veritas.com.al/