Një avion i nisur nga Rinasi drejt Bolognas në Itali, ka pësuar defekt në njërin prej dy motorëve dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente ne aeroportin e Barit.

La Republica shkruan se avioni i ’Albawings AWT 229’’ i linjës Tiranë-Bologna, po fluturonte në lartësinë 11 mijë metra kur u detyrua të bënte ulje emergjence vetëm një orë pas nisjes nga kryeqyteti shqiptar.

Incidenti ndodhi pasditen e 3 nëntorit rreth orës 13:12 kur avioni bëri devijimin teksa ndodhej në brigjet e Viestes.

“Boeing 737”, i cili funksionon prej 30 vitesh, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.

Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa edhe  për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.