Një punonjës i kompanisë ajrore që vodhi një aeroplan pasagjerësh të boshatisur nga aeroporti i Seattle e ka përplasur avionin diku në një ishull të afërt.
Autoritetet thanë se burri kishte bërë një “ngritje pa leje” të Premten pasdite- sipas orës lokale, duke e detyruar aeroportin Ndërkombëtar Seattle-Tacoma që të mbyllej.
Dy avionë luftarakë F-15 e ndoqën aeroplanin, i cili u përplas në Puget Sound. Burri që pilotoi nuk besohet se mund të ketë mbijetuar. Askush tjetër nuk ndodhej ne bord.
Zyra lokale e sherifit tha se ai nuk ishte ndonjë “akt terrorist”, duke shtuar se burri ishte banor i atyshëm në moshën 29 vjeç.
Veritas.com.al/