PS do të votojë kandidaturën që do të mbështesë PD për Avokatin e Popullit.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi se PS nuk do të ketë kandidat.
Balla shtoi se po presin një listë të plotë të kandidaturave të opozitës.
“Ne do të shprehemi për këto kandidatura brenda afatit. Unë prandaj po bëj këtë komunkim. Është më e mira e mundshme, në këto kushte, të votojmë një nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Unë nuk i kam parë të gjitha kandidaturat. Pasi të kemi listat e plota të kandidaturave, të vlerësohen nëse i kanë përmbushur kriteret. Nuk kemi asnë komunikim. Ai fakt është që ne nuk po investohemi me mbështetje. Shpresoj që PD, kandidatët që ka mbështetur me firma, t’i mbështesë edhe në Kuvend. Dua që kuvendi të zgjedhë një Avokat Populli nga opozita dhe të mbështetur nga qeveria. Ne duam të ecim me një traditë të konsoliduar parlamentare”, theksoi ai.
Komente