Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua një seanca gjyqësore për konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt. Për herë të parë në gjykatë është paraqitur edhe babai i Ervis Martinaj.

Gazetari Ervin Leka tha për “ABC News” se, babai Ervis Martinajt ka kërkuar që SPAK të hetojë ngjarjen. Gjithashtu në dalje të seancës, ai është shprehur se djali i tij është vrarë në Durrës.

Mustafa Martinaj ishte në cilësinë e dëshmitarit i kërkuar nga vetë SPAK. Seanca dështoi për shkak të mungesës së Prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra.

Në dalje të seancës, jashtë kamerave Mustafa Martianj tha: “Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës. Jam babai pra dhe e di. Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime edhe tek Agjentët e të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit. Nuk kam për çfarë të interesohem. Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Kam ardhur se më ka thirrur gjykata, jam invalid, kam bërë disa ndërhyrje shëndetësore. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore”.

Seanca e radhës u shty pas dy javësh, teksa po vijon gjykimin mbi kërkesën e SPAK për konfiskimin e disa pasurive.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *