Nga: Veritas.com.al/
Kryeministri Rama gjeti hapësirë televizive në Top Channel- një media që e shërben vazhdimisht, që të thotë se “mund të shkojë për një takim me presidentin Rus, Vladimir Putin.
Pasi u bënë disa analiza prej mediave dhe njerëzve të tyre që përfshihen në fushën e komentit, më së shumti fitoi versioni se “Edi Rama, me këtë sjellje absurde tenton të frikësojë Perëndimin që nuk i dha kartën jeshile për të hyrë në Europë”.
Mirëpo ish- kryeministri Berisha nuk është plotësisht i këtij opinioni. Berisha thotë se Rama nuk ka qëllim kërcënimin e Perëndimit, gjë që nuk mund ta bëjë. Ai ka për qëllim që t’i çojë sinjale Presidentit Putin për një takim.
Takimi i Ramës- sipas zotit Berisha- ka për qëllim që të lidhë një fije të këputur prej kohësh mes babait të Ramës, Kristaq- një eksponent i diktaturës komuniste, dhe vetë gjurmëve të tij në Moskë. Kristaq Rama ka studiuar në Moskë për arte dhe pas kthimit ka qenë gjithnjë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Ai ka urdhëruar edhe varjen në litar të një poeti disident në vitin 1988.
Edi Rama, i biri, me sa duket kërkon të gjejë “gjurmët” e babait në zyrat e policisë sekrete të Moskës. Zoti Berisha thotë se ekziston një dosje e koduar “Mitrokin”, ku përfshihet lënda e veprës agjenturore e Kristaq Ramës- baba i kryeministrit Rama.
Deklarata- bombë e zotit Berisha bëhet në momente kur në botë po ndodhin ngjarje trazuese dhe njerëzit e establishmentit të vjetër po kërkojnë strehë kudo që të hapet porta. Deklarata bëhet shumë e besueshme, sepse zoti Berisha ka dituri të gjëra mbi faktet, pasi ka kryer detyrat më të larta në shtet: President i Republikës, kryeministër dhe kryetar i Opozitës; për shumë vjet
/Veritas.com.al/