(FOTO: Macro, kandidat favoit pë President i Francës dhe gruaja e tij Brigitte, ish mësuesja, tani 25 vjeç më e moshuar)/

Atëherë 17 vjeç, Emmanuel Macron u dërgua në Paris nga i ati pasi ai kishte nisur relacione me mësuesen e tij, e cila tani ëhstë gruaja e tij, Brigitte që është 24 vjet më e moshuar se ai.

39 vjeçari Macron, kandidat për president i Francës, u dërgua në Paris kur ishte adoleshent, nga babai i tij, i cili donte ta largonte të birin nga gruaja që sot është 64 vjeç Brigitte Trogneux, pasi zbuloi se ata ishin në një lidhje romantike.

Zbulimi vjen nga ish- profesori  gjuhës Angleze i Macron, profesor Christian Monjou, i cili pohon se një nga motivet e Emannuel Macron për të fituar zgjedhjet presidenciale në Francë, është që të provojë se prindërit e tij ishiin të gabuar rreth martesës së tij me ish- mësuesen, shkruan ‘Daily Mail’.

Profesor Monjou tha se prindërit e Macron nuk miratuan kurrë lidhjen, madje babai i Macron i tha Brigitte,- grua e martuar dhe nnë e tyre fëmijëve, që të ‘qëndronte larg’ nga Macron derisa ai të mbushte 18 vjeç. Ka pasur disa spekulime sikur çifti romantik, për herë të parë krijuan lidhje romantike  kur Macron ishte 15 vjeç.

“Babai e  dërgoi Emmanuelin në shkollën ‘Henry IV’ me qëllim që ta largonte nga Amiens për shkak të skandalit të dashurisë me mësuesen. Babai kontaktoi drejtorin e shkollës dhe i kërkoi nëse munda ta pranonte të birin të cilin kërkonte ta ndante nga Madame Trogneux-Macron,” tregon  Monjou.

Benoit Delespierre, a një gazetar i medias lokale, tha se për kohën lidhja e Macron me mësuesen, u përjetua si një skandal i madh në Amiens. “Njerëzit janë mendje hapur rreth dashurisë dhe seksit në Francë. Por megjithatë, akoma sot e kësaj dite është një goditje e fortë. Ajo ishte e martuar, me tre fëmijë dhe Macron ishte nxënësi i saj. Nuk e imagjinoni çfarë kanë menduar dhe sa janë shqetësuar prindërit e tjerë!’.

/Veritas.com.al/