Antoneta dhe Gladiola Hatillarit u dhunuan dje nga një person i paidentifikuar pasi kishin qenë në çadrën e protestës së PD-së përballë Kryeministrisë.

Pas ultimatumit të Lulzim Bashës ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të arrestuar atutorin që dhunuan dy vajza nga Fieri, të cilat ishin në çadrën e PD-së, ka reaguar edhe babai i vajzave. Ai i ka bërë apel Tahirit për të arrestuar autorin.

“Qeveria duhet të kapë kriminelin. I bëj apel Tahirit pasi ka 10 mijë policë. Mos na trego përralla me mbret po shko kap kriminelët. Çfarë faji kishin bërë 2 vajzat e mija, vetëm se erdhën në protestë. Vajzat e mija janë dhunuar për 2 vota. Kaq poshtë kemi rënë?”, tha ai.

/Veritas.com.al/