Ky debat është hapur nga politika në Serbi rreth një klipi të këngëtares shqiptare Era Istrefi, që është realizuar në Kishën Ortodokse. Ministri i Jashtëm i Serbisë e ka quajtur ‘ule’ të imazhit të Kishës, përderisa një këngëtare xhiron për video- klipin brenda kishës.

Edhe veprimet e artistëve, ishin përdorur për konsume politike nga ana e serbëve, lidhur me Kishën Ortodokse, në qendër të Prishtinës.

Vite më parë, artistja kosovare, Era Istrefi, kishte xhiruar klipin e këngës e “E dehun”, pikërisht në objektin e Kishës në oborr të UP-së, shkruan KultPlus.

Për këtë këngë Ivica Daçiq, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë pat thënë se ky objekt fetar serb është shndërruar në tualet publik, ndërsa më tutje ka shtuar duke thënë se “po shfrytëzohet edhe për video-klipe të këngëtarëve”.

InDoks, në dokumentarin “Kisha e dhunshme e regjimit”, ka sjellë historinë e nisjes së ndërtimit të kësaj Kishe, e deri tek vendimet e gjykatave vendore për legalitetin e pronës në të cilën është ndërtuar ajo.

 

InDoks | Kisha e dhunshme e regjimitQë nga fillimi i ndërtimit të kësaj kishe, ajo ishte një njollë e zezë e historisë…

Publiée par InDoks sur Dimanche 20 janvier 2019