Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama gjatë Samitit të BE-së në Tiranë, theksoi përparimin e dukshëm të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit 4-vjeçar të rritjes.
Ajo nënvizoi angazhimin e fortë të Tiranës në procesin e integrimit, përfitimet konkrete që tashmë po preken nga qytetarët dhe bizneset, si dhe domosdoshmërinë që rajoni të përshpejtojë përafrimin me legjislacionin e BE-së. Kos u shpreh se Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen pararojë në rrugën drejt anëtarësimit, duke theksuar se dy vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për mbylljen e këtij procesi.
“Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në kuadër të Samitit të BE që u mbajt në Tiranë tha: Tashmë kemi arritur në periudhën 4-vjeՌare të planit të rritjes, që është kaq i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor që i ndihmon ata që të ecin përpara. E kam kënaqësi që të mbështes Shqipërinë për anëtarësimin në BE, sepse unë e ndjej angazhimin tuaj. Folëm për nocionin e zgjerimit, por mbi të gjitha për t’iu integruar ju sa më shpejt që të jetë e mundur. Në disa fusha kjo gjë tani kjo po merr formë. Shqiptarët, malazezët përfitojnë kosto më të ulëta, ndaj SEPA.
Të gjitha vendet e BP duhet të bëhen shtetet anëtare të BE, për angazhimin, punën dhe përafrimin e legjislacionit me BE. Iu bëj thirrje të gjithë liderëve të rajonit që të veprojnë sa më shpejt. Duhet të punojmë sa më shumë që të kemi sa më shumë përafrim sipas legjislacionit të BE. Të ecim sa më shpejt me fazën e dytë të transportit, kjo do të sjellë përfitime jo vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset. Ky është një proces transformimi që sjell ndryshime të mëdha. Kjo u tregon vendeve anëtare që ju jeni gati për më shumë, për t’u bërë anëtare të BE. Ne e përshkruajnë Shqipërinë dhe Malin e Zi si pararojë të vende të gatshme për t’u integruar në BE. Na mbetet edhe 2 vite për mbylljen e anëtarësimit dhe ju të bëheni pjesë e BE”, tha Marta Kos.
Komente