Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka inspektuar këtë të enjte investimet e realizuara në nënstacionin elektrik ‘Tirana 2’ për rritjen e sigurisë së furnizimit.

Balluku tha se Shqipëria është në një nivel të kënaqshëm sa i përket humbjeve në sistemin energjetik. Ajo vuri në dukje se Operatorët e Transmetimit përbëjnë pjesën më të rëndësishme të sistemit, pasi janë ata që sigurojnë lidhjen me vendet fqinje.

“Pra, jemi në një nivel të kënaqshëm për sa i përket humbjeve. Ndërkohë, unë e them gjithmonë që padyshim pjesa e Operatorit të Transmetimit është pjesa më e rëndësishme që ka sistemi energjetik i një vendi, sepse është ajo që na lidh me fqinjët. Volumet e transmetimit të energjisë elektrike janë rritur ndjeshëm në të gjithë rajonin. Këtë e shohim sidomos gjatë verës. Gjithë transmetimi që shohim nga Greqia drejt Shqipërisë janë gjithmonë të ngarkuara. Kjo është arsyeja pse Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave me qeverinë italiane dhe të tjera, për të diskutuar për ndërtimin e linjës nënujore që do të lidhë Shqipërinë me brigjet italiane“, tha Balluku.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *