Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku:
“Do vazhdojë të jetë motori ekonomik i Shqipërisë, i cili nuk prodhon vetëm punësim, por një ekonomi zinxhirë dhe drejtimi duhet të jetë në duar të mira dhe profesionale dhe në duar. Stafetën do t’ia lë një tjetër kolegu të mirë, që unë e kam njohur në punë, e kam njohur vite më parë, kur kemi qenë kolegë të dy qeverive Liburn Aliu, arkitekt me profesion, me një karrierë të gjatë në politikë me dy mandate deputeti, katër vite ministër dhe një koleg i mirë, i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si një treg të përbashkët.
Porti i Durrësit është porti i shqiptarëve, do i shërbejë shqiptarëve në të gjitha trevat e Ballkanit Perëndimor, është porta hyrëse e Ballkanit Perëndimor. Është porta hyrëse e Korridorit të 8, janë projekte konkrete që flasin për një korridor ekonomik, sigurie për të gjitha operacionet e NATO-s. Porti ka nevojë për jnë drejtues profesionist, njohës transporti por edhe me një njohje të thellë politike dhe gjeopolitike të rajonit. Liburni i plotëson këto kushte. Besimplotë se do e realizojë detyrën në mënyrën më të mirë.
Komente