Uashington (AFP) – Konflikti tregtar midis dy fuqive më të mëdha ekonomike në botë tashmë po shkakton dëme kolaterale dhe kërcënon të bëjë akoma më shumë dëme në ekonominë globale, paralajmëroi të martën Banka Botërore.

Dhe ngadalësimi global po fillon si rritje e borxhit të qeverisë dhe korporatave, veçanërisht midis vendeve më të varfra, ndërkohë që normat në rritje të interesit rrisin kostot e huamarrjes, tha banka në raportin e saj te gjysmë-vitit në Global Economic Prospects.

Raporti ishte dukshëm më pesimist se një vit më parë – kur perspektiva ishte për rritjen e sinkronizuar globale – dhe mbushur me këshillime për të marrë veprime “urgjente”, “imperative” ose “kritike”.

“Rreziqet po rriten,” tha për agjencinë AFP, ekonomisti i lartë i Bankës Botërore, Ayhan Kose. “Ekonomia globale po kalon një periudhë të vështirë. Qiejt po errësohen dhe shohim ngadalësimin e ekonomisë globale “.

Rritja e ekonomisë botërore pritet të ngadalësohet në 2.9 për qind këtë vit dhe 2.8 për qind në vitin 2020, pak më poshtë parashikimit të mëparshëm dhe vlerësimet për pothuajse të gjitha rajonet dhe vendet u ridimensionuan.

Në qendër të konfuzionit, rritja ekonomike e SHBA pritet të ngadalësohet këtë vit me katër të dhjetat pikë, duke rënë në 2.5 për qind nga 2.9 për qind në 2018 dhe për tu ngadalësuar edhe më tej vitin e ardhshëm në 1.7 për qind.

Ekonomia e Kinës gjithashtu po ngadalësohet në mes të mosmarrëveshjes tregtare dhe rritja duhet të bjerë në 6.2 për qind këtë vit dhe tjetrin.

Kose, i cili kryeson Grupin e Perspektivave të Zhvillimit të Bankës Botërore – i cili dy herë në vit prodhon parashikimet ekonomike globale – tha se shpresonte për një rezolutë, por ndërkohë u kërkoi qeverive të përgatiten për një rrugë të vështirë përpara.

“Rritja globale është ende solide, por nëse një stuhi do të godasë ose do të jete shumë e qarte varet nga mënyra se si politikë bërësit do të reagojnë”, tha ai.

Dëmi i luftës tregtare 

Megjithëse banka ende sheh një probabilitet të ulët të recesionit në Shtetet e Bashkuara, edhe një ngadalësim i vogël ka një efekt të jashtëzakonshëm. Dhe në qoftë se Shtetet e Bashkuara dhe Kina ngadalësojnë me një pikë të plotë përqindjeje, ajo do të ulë rritjen globale me gati të njëjtën shifër, me pasoja shkatërruese për shumë vende.

“Tensionet tregtare tashmë po prekin aktivitetin në mbarë botën”, tha Kose dhe mund të përkeqësohet.

Raporti reduktoi ndjeshëm parashikimet e rritjes për ekonomitë kryesore të tregut në zhvillim si Meksika, Afrika e Jugut dhe Rusia, si dhe për vendet e goditura nga kriza Turqia dhe Argjentina. Deri më tani India dhe Indonezia i kanë shpëtuar ketij fati.

Por Shtetet e Bashkuara dhe Kina së bashku përbëjnë rreth një të tretën e PBB-së botërore dhe 20 për qind të tregtisë globale.

“Si ata do ti zgjidhin dallimet e tyre do të jetë shumë e rëndësishme se si ekonomia globale do të formësohet këtë vit”, tha Kose.

Tregtia është një motor i rritjes dhe ka qenë “një forcë lëvizëse në drejtim të uljes së varfërisë”, tha ai. “Shpresa jonë është që këto diferenca do të zgjidhen.”

Por rënia e fortë në tregjet e kapitaleve globale në fund të vitit të kaluar tregoi se paqartësia e krijuar nga konflikti tregtar minon besimin e biznesit dhe ngadalëson investimet, tha Kose.

Duke parë të dhënat, “shihet sigurisht se në vitin 2018 prodhimi është ngadalësuar; (dhe) kerkesat e eksportit janë ngadalësuar “.

Pas rritjes në vitin 2018, besimi po bie dhe “ky është shkak për shqetësim”.

 Amortizatorët e politikës

Me risqet në rritje që dominojnë perspektivën, Banka Botërore u kërkoi vendeve anëtare të përgatiten , me ndryshime në shpenzimet, investimet dhe huamarrjen të vendosin “Amortizatorët e politikes” kundër erërave që vijnë.

“Ndjenja e urgjencës duhet të jetë prezentë”, tha Kose. “Në fund të fundit, një strukture politike solide është sigurimi më i rëndësishëm kur ke një ngadalësim te ekonomisë dhe rreziqe në rritje”.

Kjo është veçanërisht e vërtetë me rritjen e niveleve të borxhit, pasi normat e interesit jane duke lëvizur më lart.

Raporti thekson me shqetësim një kërcim të madh në huamarrjen nga vendet më të varfra, borxh që gjithnjë e më shumë vjen nga huadhënësit, të cilët ndryshe nga Banka Botërore nuk ofrojnë kushte koncesionare.

Veritas.com.al/