Agjencia Italiane e Lajmeve ANSA ka njoftuar se ‘baroni më i madh i drogës” është arrestuar në Durrës nga Policia shqiptare teksa ky po shkonte të takonte një njeri të tij.

Është identifikuar si Alket Hatija, 44 vjeç. Është arrestuar sipas të dhënave të Karabinierisë së Milanos dërguar Policisë shqiptare. Milano e kërkonte pasi Hatija ishte dënuar 20 vjet burgim, në mungesë.

Ai jetonte në Berat,jo në një bunker të vërtetë, por në një vilë të izoluar dhe të ruajtur nga dhjetëra rojë të armatosur.arrestohet

Hatija akuzohet për transportimin në Milano të 350 kg heroinë dhe 190 gr. kokainë në periudhën 2003- 2004.

Vlera e drogës së transportuar prej tij llogaritet 35 deri 40 milionë euro.

Media italiane shkruan se sipas karabinierisë, Hatija është një ‘trafikant i pastër’ pasi vetë lëvizte tonelata me drogë por duke vënë në lëvizje të tjerët përmes telefonave një- përdorimesh.

Veritas.com.al/